Flash News

E-TJERA

Padia e Metës ndaj Dvoranit, SPAK kërkon pushimin e çështjes

Padia e Metës ndaj Dvoranit, SPAK kërkon pushimin e

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e çështjes, ku presidenti Ilir Meta ka paditur ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvoranin. Kreu i Shtetit e akuzonte Dvoranin për shkelje të rënda ndaj Kushtetutës.

Seanca pritet të zhvillohet nesër në orën 09:00, nën drejtimin e gjyqtarit Erjon Çela. Meta e dorëzoi kallëzimin penal në SPAK më 18 shkurt të 2020-ës. Meta ka ngritur dy akuza ndaj Dvoranit, shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit.

Në atë kohë, Meta publikonte dhe spote në rrjetet sociale, ku pretendonte se Dvorani po përdorej për kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe e konsideronte atë si një "ushtar të verbër të partisë". 

Kujtojmë se përplasja mes Ilir Metës dhe Ardian Dvoranit nisi për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku Presidenti e akuzoi kreun e KED se ka shkelur Kushtetutën, duke mos respektuar radhën e përzgjedhjes së emrave nga institucionet përkatëse, përkatësisht 3 nga Presidenca, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë.

Çështja e përplasjeve për emërimet në Gjykatën Kushtetuese shkoi deri në Komisionin e Venecias dhe sipas kësaj të fundit, nuk kishtë kryer shkelje të Kushtetutës nga ana e presidentit Meta.

Kreu i shteit iu drejtua dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor me një kërkesë lidhur me mandatin e Ardian Dvoranit, ku pretendonte se këtij të fundit i kishte përfunduar mandati prej 6 vjetësh. Kjo betejë u fitua nga Kreu i Shtetit, pasi KLGJ i ndërpreu mandatin Dvoranit me 6 vota pro dhe 3 kundër. 

Të fundit