Flash News

E-TJERA

Padia ndaj KED, Apeli shtyn seancën për Sinan Tafajn; ish-kandidati: Më diskriminojnë sepse jam i verbër

Padia ndaj KED, Apeli shtyn seancën për Sinan Tafajn; ish-kandidati:
Kandidati për Gjykatën Kushtetuese, Sinan Tafaj

Gjykata Administrative të Apelit ka shtyrë seancën gjyqësore për Sinan Tafajn. Seanca e cila ishte parashikuar të mbahej në orën 14:30, është shtyrë për ditën e premte.

Shkak për këtë është bërë mungesa e realtores së çështjes, e cila nuk ka dhënë një arsye. Në një komunikim për median, kandidati Sinan Tafaj ka pretenduar se po diskriminohet për shkak se është i verbër.

Kujtojmë se, Tafaj ka paditur KED-në pasi e skualifikuan nga gara për gjykatën Kushtetuese. Prej ditësh Apeli Administrativ po shqyrton vetëm çështje emergjente pasi një pjesë e administratës gjyqësore dhe gjyqtare janë raportuar si të infektuar me Covid-19.

Të fundit