Flash News

E-TJERA

Padia për emërimin e ministrave, Gjykata Kushtetuse shtyn seancën

Padia për emërimin e ministrave, Gjykata Kushtetuse shtyn seancën
Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën, ku do të shqyrtohet përplasja mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Seanca e planifikuar të mbahej më 25 mars është shtyrë për një datë tjetër, e cila ende nuk dihet.

Gjykata pritet të zgjidhë mosmarrëveshjen e kompetencave ndërmjet kryeministrit dhe presidentit lidhur me interpretimin e nenit 98, pika 1 të Kushtetutës për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të minsitrave.

Kjo padi është depozituar nga Rama në janar të 2019-ës pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

Meta asokohe refuzoi të dekretonte Cakajn me argumentin se kandidatura e tij nuk i plotësonte kushtet e nevojshme për të mbajtur postin e ministrit të Jashtëm. Më pas Rama mori postin e ministrit të Jashtëm, ndërsa Cakaj të ushtruesit të detyrës.

Të fundit