Flash News

E-TJERA

Padia për emërimin e ministrave, Meta dhe Rama do të përballen në Gjykatën Kushtetuese më 25 mars

Padia për emërimin e ministrave, Meta dhe Rama do të
Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama do të përballen për herë të parë në gjykatë më 25 mars. Këshu bën me dije Gjykata Kushtetuese përmes një njoftimi zyrtar.

Seanca do të mbahet në orën 10.00 dhe do të gjykohet zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit lidhur me interpretimin e nenit 98, pika 1 të Kushtetutës për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të minsitrave.

Kjo padi është depozituar nga Rama në janar të 2019-ës pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

Meta asokohe refuzoi të dekretonte Cakajn me argumentin se kandidatura e tij nuk i plotësonte kushtet e nevojshme për të mbajtur postin e ministrit të Jashtëm. Më pas Rama mori postin e ministrit të Jashtëm, ndërsa Cakaj të ushtruesit të detyrës.

Përballja Meta-Rama do jetë një muaj para zgjedhjeve parlamentare. Kryeministri deklaronte asokohe se Kreu i Shtetit ka thyer çdo traditë të zyrës së presidentit.

Padia për emërimin e ministrave, Meta dhe Rama do të

Të fundit