Flash News

E-TJERA

Padia për fshehje të pasurisë, Murrizi: Pisillëk i gatuar nga tre ish-oficerë të Sigurimit të Shtetit

Padia për fshehje të pasurisë, Murrizi: Pisillëk i gatuar

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka folur për akuzat që policia ka ngritur ndaj tij. Kjo e fundit paditi në Prokurori Murrizin, duke pretenduar se nuk deklaroi 60 mijë euro transaksione me të tretë nëpërmjet kompanisë së tij “Murrizi 2009”.

Ai ka thënë se dosja është përgatitur nga tre ish-oficerëve të Sigurimit të Shtetit. Ish-deputeti ka shtuar se kjo është hakmarrje ndaj denoncimit që i bëri ai tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit.

Murrizi ka thënë për "Report TV" se ende nuk është thirrur nga Organi i Akuzës për të dëshmuar. Ai ka folur me emra, duke pretenduar se pas kësaj padie fshihen Tonin Vocaj, Arben Dashi dhe Hekuran Bregu. Ish-deputeti gjithashtu ka mohuar se ka qenë i dënuar.

"Pisillëk i gatuar nga tre ish-oficerëve të sigurimit të shtetit. Tre vemje që i shërben çdo lloj pushtet pasi mbijetojnë me lëpirje. Në kuadër të një tentativë për një hakmarrje të pistë ndaj denoncimit që Murrizi ka bërë për tenderët korruptive të uniforma të policisë së shtetit. Jemi në një fazë sugjerimi për prokurorinë e Tiranës. Deri tani nuk jam thirrur.

Ish-sigurimsat Tonin Vocaj, Arben Dashi dhe Hekuran Bregu, të cilët mendojnë akoma se janë në kohën e tyre. Kodi i procedurës penale duhet të më njoftojë. Nuk më intimidojnë dot tre palaço që u ka kaluar koha. Që në fillim të relacionit të një kamikazi, që s'dua t'ja përmendin emrin, thuhet se Myslim Murrizi është dënuar me tre vjet, dhe kjo është një gënjeshtër. Por të kisha qenë i dënuar, do të kisha humbur mandatin. E kam deklaruar në formularin e dekriminalizimit në gusht të 2017", u shpreh Murrizi.

 

Të fundit