Flash News

E-TJERA

Padia për pagat, Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve

Padia për pagat, Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë pjesërisht padinë e paraqitur nga gjyqtarët lidhur me ndryshimet ligjore për pagat.

Me shumicë votash, trupa gjykuese ka shpallur si të papajtueshme me Kushtetutën disa dispozita për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke i hapur rrugë ndërhyrjeve të reja ligjore nga ana e Kuvendit.

"Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, për arsyet e mësipërme, Gjykata, me shumicë votash, vendosi:

1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.

2. Shfuqizimin e fjalisë së parë të shkronjës “a” të nenit 1, si dhe të pikës 2 të nenit 2 të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

3. Detyrimin e Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi, brenda datës 31.07.2026.

4. Efektet e shfuqizimit sa më lart hyjnë në fuqi ditën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe, në çdo rast, jo më vonë se data 31.07.2026.

5. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese", thuhet në vendim.

Kujtojmë se kërkesa u bë nga Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, ndërsa qeveria e ka kundërshtuar.

 

Të fundit