Flash News

E-TJERA

Padia për shpifje/ Basha refuzon pajtimin në GJKKO, Veliaj nuk paraqitet

Padia për shpifje/ Basha refuzon pajtimin në GJKKO, Veliaj nuk

Zhvillohet sot seanca mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Kreu i demokratëve është paraqitur sot pranë ambienteve të Gjykatës së Posaçme.

Burime nga PD-ja, pohojnë se Basha nuk ka pranuar pajtimin dhe gjyqi për kallëzim penal për shpifje ndaj kryebashkiakut të Tiranës, ka vijuar. Pas ndryshimit të gjyqtares që kishte në dorë shqyrtimin e padisë penale ndaj Veliajt, Basha është paraqitur pranë GJKKO-së, për të shmangur pezullimin e çështjes.

Padia ndaj Erion Veliajt u ngrit nga Lulzim Basha në tetor të viti 2020. Mbi kryebashkiakun e Tiranës, Basha ka paditur për tre akuza që Veliaj ka hedhur mbi të. Padia konsideron shpifje akuzat e Veliajt se: Basha  Basha: është bërë me 4 shtëpi pas tërmetit të 26 Nëntorit, ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë së tërmetit dhe se ka ndërtuar pa leje.

 

Të fundit