Flash News

E-TJERA

Padia për shpifje ndaj Albana Vokshit, shtyhet seanca në GJKKO

Padia për shpifje ndaj Albana Vokshit, shtyhet seanca në GJKKO

Seanca e radhës në GJKKO që do të zhvillohej mes Vilma Nushit dhe deputetes së PD, Albana Vokshi është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtares Etleva Deda.

 Seanca e radhës raportohet se do të mbahet më 29 maj në orën 09:00.

Në këtë seancë SPAK pritet të mbajë qëndrim lidhur me pretendimet e Nushit se deklaratat e Vokshit për përfitime të paligjshme në tendera janë të pabaza, duke i kërkuar gjykatës të shpallë fajtore deputeten për akuzën e shpifjes.

Vokshi nga ana tjetër, pretendon se denoncimet e saj qëndrojnë, madje çdo denoncim e ka paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Të fundit