Flash News

E-TJERA

Padia për shpifje ndaj Veliajt, shtyhet seanca; avokati i Bashës tregon arsyet: E pranishme dhe prokurorja e posaçme

Padia për shpifje ndaj Veliajt, shtyhet seanca; avokati i Bashës

Ditën e sotme kryedmeokrati Lulzim Basha dhe kryebashkiaku Erion Veliaj do të përballeshin në Gjykatën e Posaçme për shpifje, por seanca është shtyrë.

Sipas avokatit të Bashës, mbrojtësit ligjorë të Veliajt kërkuan shtyrjen e seancës, sepse pretendonin se ishin sëmurë dhe njëri ndodhej jashtë Shqipërisë.  

Ai shtoi se Veliaj ka marrë dijeni, por nuk është paraqitur në GJKKO. Gjithashtu bëri me dije se e pranishme ishte dhe prokurorja e posacme Manjola Kajana. Seanca e radhës do të mbahet më 11 tetor në orën 13.00.

“I akuzuari ka marrë dijeni për procesin, avokatët kanë dorëzuar kërkesë dhe pretendojnë se janë sëmurë. Njëri ndodhet jashtë Shqipërisë. Veliaj ka marrë dijeni dhe nuk ka pranuar të jetë në seancë.

Tashmë procesi ka kaluar në gjyq dhe ka qenë e pranishme dhe prokurorja e posacme Manjola Kajana. Avokatët kërkuan shtyrjen e seancës.

Në kërkuam shpalljen fajtor të zotit Veliaj, për disa deklarime që ai ka bërë. Kur nuk ka ardhur në seancë, nuk ka dhënë arsye por nuk ka preferuar të jetë. Seanca e radhës do të jetë në datë 11 tetor në orën 13.00″, u shpreh avokati Indrit Sefa.

Kujtojmë se në muajin korrik, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi që kjo çështje të gjykohej nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kryedemokrati ka akuzuar për shpifje Veliajn, pas disa deklaratëve që ky i fundit ka bërë gjatë fushatës elektorale.

PD ka argumentuar se kryebashkiaku, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, që lidhen me pasurinë e Bashës, akuza të cilat sipas PD janë bërë me qëllim që t’i dëmtojnë imazhin kryedemokratit.

Të fundit