Flash News

E-TJERA

Paditet drejtori i Policisë Bashkiake në Lezhë, për çfarë akuzohet

Paditet drejtori i Policisë Bashkiake në Lezhë, për

Kallëzohet në Prokurori drejtori i Policisë Bashkiake në Lezhë. Padia është depozituar nga tre punonjës të kompanisë së inernetit në Lezhë për fyerje dhe dhunë ndaj tyre nga ana e Leonard Palit.

Në këllzimin e Ndue Pjetrit, Ervis Figurit dhe Fatbardh Medias thuhet se rreth orës 10:00 të datës 11.06.2022 kanë qenë duke punuar në një kanal për të instaluar fibrat optike, pasi firma ka një rrjet të shpërndarjes së interneti.

Ata deklarojnë se teksa ishin duke punuar, në një moment afrohet dhe ndal makinën Policia Bashkiake, nga ku ka dal drejtori i Policisë Bashkiake, Leonard Palaj.

“A u kemi thënë mos punoni më, leni punën na tha dhe filloj duke na share. Pasi tha mos punoni u ula për të prere tubin për të ndaluar punën dhe ky polic bashkiak më ka fyer me fjalë të rënda dhe më kapi për rrobash dhe mi grisi. Përdori fjalë fyese si “halabakë”, “ju tërheq zvarrë”, dhe shumë fjalë të tjera të rënda që e kemi ndjere ndjerë veten të poshtëruar prej tij”, kanë deklaruar punonjësit.

Të fundit