Flash News

E-TJERA

Paga mesatare, cilët janë sektorët që paguajnë nën mesatare

Paga mesatare, cilët janë sektorët që paguajnë nën

Qeveria njoftoi rritjen e pagës mesatare në një limit prej 900 euro. Kryeministri Rama tha se kufiri i pagës mesatare do të arrihet brenda një viti.

Por poresionet për rritjen e pagës në sekotrët e ekononimsë janë shtuar jo vetëm nga qeveria, pro edhe nga kërkesat dhe nevojat e tregut. Sipas të dhënave të Monitor, pagat zyrtare që deklarohen në tatime tregojnë se punonjësit në katër aktivitete kryesore ekonomike e kishin pagën mesatare mujore më të ulët se paga mesatare në shkallë vendi.

Sektori i industrisë, sektori shërbimeve bashkë me transportin, ndërtimi dhe bujqësia në tremujorin e fundit 2022 e kishin pagën mesatare për punonjës nën 66,014 lekë (paga mesatare mujore bruto në shkallë vendi në tetor-dhjetor 2022), sipas INSTAT.

Tregjet financiare, Informacioni dhe Komunikimi, Administrata Publike, Artet dhe Argëtimi kishin pagën mujore më të lartë se paga mesatare. E njëjta gjë vlen edhe për administratën e vendit.

Niveli më të ulët të arritur në rapor tme pagën mesatare e kishte sektori i bujqësisë. Paga në këtë sektor ishte sa 64.2% e pagës mesatare në tremujorin e fundit të vitit. Paga mujore bruto në bujqësi shënoi 42,428 lekë në tremujorin e fundit.

Në sektorin e ndërtimit, paga mujore bruto u raportua të jetë 41,025 lekë në tremujorin e fundit të vitit 2022, një rritje me 77.3% të pagës mesatare. Sektori i ndërtimit ka një nivel të lartë informaliteti si punë në të zezë dhe ky nivel arrin në 60%.

Paga mujore mesatare bruto në sektorin e tregtisë, transportit dhe shërbimeve shënoi 53,178 lekë, ose sa 80.5 për qind e pagës mesatare në shkallë vendi.

Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se rreth 65% e punëtorëve paguhen më pak se sa mesatarja e pagave zyrtare të deklaruara në tatime.

Të fundit