Flash News

E-TJERA

Paga mesatare në vend arrin në gati 84 mijë lekë, por ngadalësohet rritja

Paga mesatare në vend arrin në gati 84 mijë lekë, por

Paga mesatare në vend ka arritur në gati 84 mijë lekë në vitin 2025, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, nga 77.4 mijë lekë që ishte në vitin 2024.

Në krahasim me vitin 2024, paga është rritur me 8.4%. Në raport me vitin e mëparshëm, kur pagat ishin 10% më të larta, rritja është ngadalësuar.

Sipas raportit të INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 86.984 lekë.

Pagat sipas aktiviteteve ekonomike

o Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit, me pagë mesatare 173.283;

o Informacioni dhe komunikacioni, me pagë mesatare 131.165;

o Rritja më e madhe e pagës ishte në aktivitetin Informacioni dhe komunikacioni, me një rritje prej 7,9%.

o Rritja më e vogël ishte në aktivitetin Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi, prej 2,2%.

o Menaxherë, Ligjvënës, Drejtorë ekzekutivë, me pagë mesatare 135.223

o Specialistë me arsim të lartë (profesionistë), me pagë mesatare 115.228

o Rritja më e madhe e pagës ishte në profesionet Forcat e Armatosura prej 10,6%, ndjekur nga Nëpunësit prej 6,2%.

o Rritja më e vogël ishte në profesionin Manaxherë, Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë prej 3,3%.

Shpërndarja e të punësuarve sipas nivelit të pagës

Ndërkohë, pjesa e të punësuarve deri në pagën minimale ra nga 14,2% në 12,8%./ Monitor

Të fundit