Flash News

E-TJERA

Paga mesatare shënon rritje me 5.8% krahasuar me vitin 2021, sa përballohen çmimet?

Paga mesatare shënon rritje me 5.8% krahasuar me vitin 2021, sa

Raporti i fundit i INSTAT tregon se tremujori i parë i vitit 2022 ka shënuar një rritje të pagës mesatare krahasuar me një vit më parë për të njëjtën periudhë.

Sipas të dhënave, për tremujorin e parë të vitit 2022, paga u rrit me 5.8%. Që do të thotë se paga mesatare bruto për kategorinë “i punësuar me pagë” arriti në 59.242 lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, kur ishte 56.019.

Për tremujorin e parë të vitit 2020 paga mesatare bruto ka qenë 53.232, ndërsa për të njëjtën periudhë në vitin 2019 ka qenë 51.531 lekë.

Megjithatë duhet marrë parasysh edhe rritja e menjëhershme e çmimeve thuajse për të gjitha produktet ushqimore dhe jo vetëm. Sektori i hidrokarbureve po ashtu, ka pësuar rritje të ndjeshme sidomos nafta, e cila sot shitet me 258 lekë/litri.

Paga mesatare shënon rritje me 5.8% krahasuar me vitin 2021, sa

Të fundit