Flash News

E-TJERA

Paga minimale bëhet 32 mijë lekë/ Sa para do t’u mbahen punonjësve dhe bizneseve për kontribute?

Paga minimale bëhet 32 mijë lekë/ Sa para do t’u mbahen

Me miratimin e Paketës së Rezistencës Sociale, qeveria njoftoi edhe rritjen e pagës minimale në 32 mijë lekë. Zbatimi i vendimit nis më 1 Prill të vitit 2022, ndryshe nga çfarë ishte planifikuar që të efektet financiare të shtriheshin nga 1 Korriku.

Rritja e pagës u vendos si një formë kompensimi për punonjësit, në kuadër të paketës që do të ndihmojë qytetarët të përballojnë efektet e krizës dhe rritjes së çmimeve.

Sipas vendimit, paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të dhe jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

Kjo pagë bazë minimale orare përcaktohet në 183,9 lekë. Me pagën minimale që aplikohej deri më tani prej 30 mijë lekësh bruto,  një i punësuar merrte neto 26.640 lekë,  ku 3360 lekë nga paga shkonin për sigurime shoqërore dhe shëndetësore të paguara vetëm nga punonjësi, ndërsa punëdhënësi paguante 5010 lekë. Me pagën e rritur në nivelin 32 mijë lekë bruto,  një i punësuar do të marrë neto 28.416 lekë në muaj, dhe do të paguajë  3584 lekë kontribute, ndërsa pjesa tjetër prej 5344 lekësh paguhet nga punëdhënësi.

Kështu, një punonjës do të paguajë  224 lekë më shumë nga paga në muaj ndërsa një biznes do të paguajë  334 lekë në muaj më shumë për çdo të punësuar.

Detyrimet e pagës minimale aktuale

Paga bruto 30 mijë lekë/muaj

Paga neto 26.640 lekë/muaj

Detyrimet e punëdhënësit  5010 lekë/muaj

Detyrimet e punonjësit ku 3360 lekë/muaj 

Detyrimet e pagës minimale të ndryshuar

Paga bruto 32 mijë lekë/muaj

Paga neto  28.416 lekë/muaj

Detyrimet e punëdhënësit  5344  lekë/muaj

Detyrimet e punonjësit ku 3584 lekë/muaj

Burimi: SCAN TV

Të fundit