Flash News

E-TJERA

Rritja e pagave/ Kryesojnë ligjvënësit dhe administrata, 'goditen' punëtorët elementarë

Rritja e pagave/ Kryesojnë ligjvënësit dhe administrata,

Instituti i Statistikave ka publikuar raportin për tremujorin e tretë të vitit 2021, për rritjen e pagave në sektorët e ekonomisë.

Sipas INSTAT, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 92,5 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar. Ndërsa krahasuar me vitin e kaluar për të njëjtin tremujor, paga mesatare për sektorin e tregtisë, akomodimit dhe shërbimit ushqimor, ka pësuar një rritje me 11.4%.

Rritja e pagave/ Kryesojnë ligjvënësit dhe administrata,

Paga mesatare bruto për tremujorin e tretë të 2021, për një të punësuar në grup-profesionin e Menaxherëve është 70% më e lartë se mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punëtorëve (profesione elementare) është 37.8% më e ulët.

Krahasuar me të njëjtin tremujor vitin e kaluar, paga për Punëtorët është rritur në 10.1%, ndërsa për Forcat e Armatosura rezulton një rritje e vogël me 1.9%.

Rritja e pagave/ Kryesojnë ligjvënësit dhe administrata,

Sa i përket pagës mesatare bruto mujore, në vend të parë renditen ligjvënësit dhe nëpunësit e administratës shtetërore, të pasuar nga profesionistët, Forcat e Armatosura e kështu me radhë. Ndër më pak të paguarit, janë punonjësit (profesione elementare), zejtarët bujqit.

Rritja e pagave/ Kryesojnë ligjvënësit dhe administrata,

Të fundit