Flash News

E-TJERA

Skandali me të dhënat, eksperti i sigurisë: Nuk është hakim, kemi rrjedhje të informacionit të brendshëm

Skandali me të dhënat, eksperti i sigurisë: Nuk është

Eksperti i sigurisë, Nador Bakalli, e sheh publikimin e të dhënave të qyetarëve si një ngërç në funksionimin e institucioneve përgjegjëse.

Në një lidhje direkte për studion e 'Opinion', Bakalli u shpreh se nuk ka lidhje me 'hakimin' e serverave, por gjykon se ka të bëjë me një rrjedhje të brendshme informacioni. Për ekspertin, gjyakata do të duhet të marrë në shqyrtim faktin se në një databazë të tillë nuk mund të ketë akses një punëtor i thjeshtë, por shkak është mosfunksionimi i një sërë hallkash zinxhiri.

"Kur kemi hakim nga jashtë hakerat e kanë krenari dhe këto gjëra i publikojnë. Kjo ska ndodhur. Plus nga deklarata e shtetit flitet të jetë hakim i brendshëm. Kshtu unë po e marr këtë të mirëqenë. Unë gjykoj që është rrjedhje e informacionit e brendshme, për shkak të mosfunksionimit të aprovimeve se si duhen trajtuar të dhënat deri në nivelet më të larta të politikës. Një databazë e tillë nuk mundet kurrsesi që një punëtor i thjeshtë të ketë akses, ta marrë ta fshijë, ta transferojë apo ta nxjerrë jashtë. Nevojitet një linjë e gjatë aprovimi. Do ishte gabim i madh të fokusohemi te punonjësit e zakonshëm. Aty ka një zinxhir që nuk ka funksionuar. Po flasim për rangje asksesi shumë të larta", u shpreh eksperti.

Të fundit