Flash News

E-TJERA

Pagoi 80 mijë euro Henrik Hoxhajn dhe Skerdi Tasen për një vrasje, arrestohet "porositësi"

Pagoi 80 mijë euro Henrik Hoxhajn dhe Skerdi Tasen për një

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vënë në pranga shtetasin Albert Pashaj, pasi në vitin 2019 ka paguar 80.000 euro për të vrarë shtetasin Hajredin Behari.

Sipas SPAK, Pashaj ka paguar Henrik Hoxhajn, i penduari i drejtësisë dhe Skerdi Tasen për të ekzekutuar Hajredin Beharin. Pashaj tentoi fillimisht në vitin 2017 të ekzekutonte Beharin, por atentati nuk u krye pasi objektivi i pikasi dhe u shtri në tokë.

Në vitin 2019, Henrik Hoxhaj mori rolin e ekzekutorit, por edhe këtë herë atentati nuk u finalizua, pasi arma u bllokua në momentin e qitjes.

"Për të realizuar këtë qëllim, ai ka kontaktuar të hetuarin H. H., që të kryeje vrasjen e shtetasit A. B. kundrejt pagesës. Shtetasi H. H. pasi ka marrë përsipër të kryejë këtë veprim, ka kontaktuar lidhjen e tij, të hetuarin S. T., me qëllim që vrasjen të kryenin së bashku (H.H. dhe S.T. ndodhen aktualisht të arrestuar). H.H. dhe S.T. pasi kanë rënë dakord për të kryer vrasjen e shtetasit A. B. kundrejt pagesës, kanë siguruar armën e krimit kanë vëzhguar viktimën dhe kanë përcaktuar ekzekutorin i cili do të ishte S. T. në datën 05.11.2017. Për arsye që nuk vareshin nga vullneti i hetuarve H. H. dhe S. T. vrasja e A.B. nuk u arrit të finalizohej, pasi objektivi i ka pikasur menjehere dhe është shtrirë në tokë.
Por porositësi A.P. nuk është ndalur këtu.

I hetuari A. P. ka dashur ta finalizojë krimin e nisur në 2017 dhe në vitin 2019 (vrasje e shtetasit A. B.) duke e çuar pagesën në S.T. Për këtë arsye, të hetuarit H. H. dhe S. T., riorganizohen, duke gjetur automjetin, armën e krimit dhe pas vëzhgimit të objektivit në datën 03.04.2019, vendosin të vrasin shtetasin atë. Ekzekutor në këtë rast u vendos të ishte H. H., duke qënë se herën e parë i hetuari S.T. nuk e finalizoi me sukses. Edhe këtë rast për fatin e mirë të viktimës (shtetasit A. B.) krimi nuk u arrit të finalizohej, pasi të hetuarit H. H., pas goditjes së parë ju bllokua arma e llojit automatik kallashnikov", njofton SPAK.

Të fundit