Flash News
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Policia zbulon laborator dr*ge sintetike, arrestohen 13 shqiptarë në Belgjikë
Rriten lehtë temperaturat, si parashikohet moti në fundjavë
“Paguaj 20 mijë euro”, Altin Hajri kërkoi nga Çyrbja lirimin e kunatit që akuzohet për vrasjen në Ndroq
Julian Gjoshi është autori i dyshuar i vrasjes së Alfred Dedjas, në një lokal në Ndroq të Tiranës, një ditë më parë.
Gjoshi është një personazh i njohur për policinë, pasi në vitin 2021, ai është arrestuar për armëmbajtje pa leje, por më pas është liruar.
Gjoshi përmendet edhe në dosjen “Çyrbja”, deputetit socialist të arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi akuzohet për shitje të sekreteve hetimore tek Altin Hajri. Ky i fundit, kunat i Julian Gjoshit, i ka kërkuar deputetit ta ndihmonte në lirimin e tij në vitin 2021.
Nga përgjimet e siguruara në SKY, Hajri komunikon me Çyrbjen dhe e vë në dijeni për arrestimin e kunatit. Ai i kërkon Çyrbjas të ndërhyjë në lirimin e tij duke i ofruar deri në 20 mijë euro.
Hajri e ka ndihmuar Çyrbjan të fitojë votat e deputetit në vitin 2021.