Flash News

E-TJERA

Pajisja inteligjente identifikon shoferin që shkel rregullat, drejtori i Policisë Rrugore shpjegon si funksionon

Pajisja inteligjente identifikon shoferin që shkel rregullat, drejtori i

Ditën e sotme Policia Rrugore ka vendosur në punë pajisjen inteligjente që u prezantua një ditë më patë dhe që monitoron qarkullimin.

Drejtori i Policisë Rrugore Dhimitraq Ziu tha për mediat se kjo pajisje identifikon gjininë e shoferit, targën, nëse ka vendosur ose jo rripin e sigurimit dhe nëse është duke përdorur telefonin.

Drejtuesit e mjeteve që janë konstatuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor gjoba do t'iu shkojë në shtëpi.

“Mund të përdoret në autostradë, kap korsi tre para e tre në ardhje nga mbrapa, identifikon gjininë e personit, drejtuesin e mjetit dhe targën. Në kohë reale përcjell të dhënat tek salla operative e qarkullimit rrugor dhe atje bëhet verifikimi dhe printimi i gjobave. Nëse është me 90 km/orë, vendoset aq dhe çdo shkelje e kap, shpejtësinë rripin dhe celularin”, tha Ziu.

 

Të fundit