Flash News

E-TJERA

Pajisjet e përgjimit, Hoxha zbulon prapaskenat e tregut: Një biznesmen ka paguar 250 mijë euro

Pajisjet e përgjimit, Hoxha zbulon prapaskenat e tregut: Një biznesmen

Gazetari Artan Hoxha komentoi operacionin e fundit të SPAK në Krujë, duke u ndalur veçanërisht te roli i pajisjeve të përgjimit në zbulimin e grupeve kriminale.

I ftuar në Euronews Albania, Hoxha tha se ka qenë vendimtare në shumë operacione, por rreziku real qëndron te personat që e administrojnë atë.

Hoxha solli në vëmendje një episod të viteve të mëparshme, kur një inxhinier izraelit – i njohur si “Jorami” – instalonte pajisje IMSI catcher, të përdorura për gjurmimin e komunikimeve. Ai tregoi se ndërsa pajisja vetë kushtonte rreth 20 mijë euro, një biznesmen shqiptar kishte paguar plot 250 mijë euro, duke besuar se po blinte teknologji të nivelit të lartë.

“Ato janë pajisje operative përgjimi, ata që e përdorin e njohin. Nuk më trembin pajisjet, më trembin ata që i përdorin. Është rasti i Joramit i atij inxhinierit izraelit që vinte i instalonte dhe më pas i çinstalonte. Ne fund kur u bë problem u kap në Rinas. Emsiketcher bënte 20 mijë euro. Një biznesmen ka paguar 250 mijë euro dhe tha si ka mundësi 20 mijë euro pajisja se kam paguar kaq.

Te ajo pajisja mund të instalohen programe që kushtojnë miliona euro. Ti nuk ke blere pajisjen por shërbimin, specialistin Ai specialisti nuk është pajisja, po nuk ke specialistin në rastin konkret ishte izraelite. Ne e mbajtëm një muaj dhe nuk erdhi më. Deri në atë kohë ai i vendoste dhe thonin është një gjeni që i gjend ndërkohë ishte ai që i vinte”, tha Hoxha.

Të fundit