Flash News

E-TJERA

Pajtuesi i gjaqeve: Ardian Nikulaj donte pajtim me fisin Lestakaj

Pajtuesi i gjaqeve: Ardian Nikulaj donte pajtim me fisin Lestakaj

Pajtuesi i gjaqeve, Pjetër Gjoka ka treguar se biznesmeni i ndjerë Ardian Nikulaj i ka kërkuar pajtimin me fisin Lestakaj.

Në një lidhje për Euronews Albania, Gjoka tha se pajtimi mes dy fiseve nuk mund të bëhej pa pasur një tentativë nga të dyja palët. Sipas Gjokës, fisi Lestakaj ka vila e shtëpi boshe sot në Shqipëri, ndaj edhe mund të jetë ndikuar për të organizuar gjakmarrjen.

“Ne e njihnim këtë rast, janë një seri vrasjesh, jo të deklaruara tamam, në 97-ën e më pas. Bilanci mbetet një problem i pasqaruar nga ana jonë. Fisi Lestakaj ka lëvë vilat këtu në Shqipëri bosh dhe janë larguar të gjithë aty në Angli, ku jetojnë e punojnë. Si duket kjo ka ndikuar për të organizuar gjakmarrjen e tyre. Pas viteve 2000 jam njoh me Ardian Nikulajn, i cili ka qenë i njohur si politikan lokal dhe i sukseshëm në fushën e biznesit dhe që ndihmonte komunitetin.

Nuk ka se si të bëhet pajtim pasi munguar pala e dëmtuar, pala e Lestakajve. Pa qenë dy palët nuk mund të bëhet asnjë tentativë. Nikulajt e pranonin pajtimin, unë e kam diskutuar me të ndjerin. Por kur mungon njëra palë nuk mund të bëhet pajtimi. Zgjidhjen e shoh të vështirë megjithatë le të shpresojmë”, tha ai.

Të fundit