Flash News

E-TJERA

Pajtuesi i gjaqeve dëshmon në GJKKO: Rrajat m’u betuan se nuk kishin dijeni për vrasjen e Andi Malokut

Pajtuesi i gjaqeve dëshmon në GJKKO: Rrajat m’u betuan se nuk

Një tjetër pajtues gjaqesh ka dëshmuar këtë të premte në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj Plaurent Dervishajt e Julian Meçes, të dy të të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja.

Dëshmitari Beqir Boja ka deklaruar se në vitin 2019 kishte jetuar në Kamëz dhe se kishte qenë kryetari i këshillit të komunës Zall-Herr, kur i ati i Redian Rrajës i kishte kërkuar negocimin me familjen e Andi Malokut.

Boja ka thënë se Rrajat janë betuar në Kuran se nuk kishin dijeni mbi vrasjen e Andi Malokut.

"Ata kanë bërë be në Kuran që ne nuk kemi asnjë lloje dijeni për vrasjen e Andi Malokut. Kemi pritur Gencin Malokun se ai nuk gjendej në shtëpi. I thashë që na ka dërgu familja  e Asllan Rrajës. Genc Maloku na tha sipas rregullit shqiptar keni afat tre muaj që të shohim si do shkojë e gjithë gjëja. Më pas ka pasur edhe një takim të dytë, Genci thekson se djali i është vrarë i pafajshëm në rrugë. Ne i kërkuam që të presë sa të shohim çdo të thotë drejtësia, pasi Asllani nuk ka mundur të lidhet me djalin që të marrë informacion. Do vazhdoj të kërkoj të drejtën tjetër. Ne i kërkuam sërish afat 3 muaj nuk e pranoi këtë kohë dhe caktuam më pas. Ky ka qenë takimi i fundit, më pas nuk jemi taku më. Nuk i njoh të pandehurit në sallë. Genci Maloku na dha garanci që për tre muaj nuk do merrte hak", ka deklaruar Beqir Boja.

Të fundit