Flash News

E-TJERA

Pak javë para dorëzimit të detyrës, Meta shfaqet krah Yuri Kim

Pak javë para dorëzimit të detyrës, Meta shfaqet krah Yuri

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, në sajë të Festës Kombëtare të këtij vendi.

Me anë të një postimi në Twitter, Meta teksa ka uruar Egjiptin për festën, ka postuar dhe pamje nga eventi, ndërsa shfaqet në krah të ambasadores amerikane Yuri Kim, pak javë para dorëzimit të detyrës në 24 korrik.      

I gëzuar të merrja pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi mik, për të ndarë urimet më të mira për prosperitetin e popullit egjiptian dhe për Presidentin Abdelfattah Elsisi.

Të vendosur për të forcuar më tej lidhjet e forta historike e kulturore dhe marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira historike, politike, kulturore dhe njerëzore midis dy vendeve e popujve tanë”, shkruan Meta.  

Të fundit