Flash News

E-TJERA

Pak orë para protestës së opozitës, blindohen dyert e kryeministrisë

Pak orë para protestës së opozitës, blindohen dyert e

Pak orë para nisjes së protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, blindohen dyert e kryeministrisë. 

Sot në orën 18:00 opozita ka thirrur një protestë kombëtare  kundër qeverisë dhe asaj që e cilëson si “keqqeverisje, korrupsion dhe abuzim me fondet publike”.

Protesta, ka në qendër akuzat ndaj qeverisë për afera të mëdha infrastrukturore, me fokus të veçantë zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Balluku është e përfshirë në shkelje të rënda ligjore lidhur me projektin e Tunelit të Llogarasë dhe ndërtimin e Unazës së Madhe, për të cilat SPAK e ka marrë të pandehur zyrtarisht.

 

Të fundit