Flash News

E-TJERA

Pak para mbylljes së mandatit, Dumani: Korrupsioni, plagë që ka prekur të gjitha institucionet

Pak para mbylljes së mandatit, Dumani: Korrupsioni, plagë që ka

Altin Dumani, kreu i SPAK në ikje, foli për punën e tij në krye të këtij institucioni.

Në një takim me studentët e UAMD në Durrës tha se korrupsioni është një plagë që ka prekur të gjitha institucionet në vend.

Ai shtoi se  i është dashur që të vëjë para përgjegjësisë edhe kolegë të tyre, me të cilët, siç u shpreh Dumani, kanë pasur edhe raporte shoqërore.

Korrupsioni është një plagë që prek të gjitha institucionet. Do ta filloja nga Prokuroria. Fatkeqësisht na është dashur t’i vëmë përpara përgjegjësisë edhe kolegët tanë, madje mund të kemi pasur edhe marrëdhënie shoqërore.

Por kemi zbatuar detyrën. Për të ardhur edhe te policia. Në kaq vite SPAK, numri i policëve të hetuar për korrupsion dhe vepra të tjera penale është mbi 70. Në këto vite, numri i policëve të hetuar për korrupsion apo vepra të tjera penale është mbi 70. Fatkeqësisht, në hetimet tona kemi konstatuar funksionarë të lartë policie, që madje janë deklaruar edhe fajtorë, si pjesë të organizatave kriminale apo grupeve të strukturuara kriminale.

Nuk janë vetëm nga policia, por edhe nga gjyqësori. Një kemi një çështje kur një gjyqtari i është atribuuar edhe vepra penale si pjesëmarrje në organizatë kriminale. Por Policia e Shtetit, pavarësisht kësaj pjese e cila na ka rezultuar e implikuar në vepra penale, policia në masën absoute janë djem edhe vajza që janë të përkushtuar në punën e tyre dhe meritojnë respekt.”, u shpreh Dumani.

Dumani pritet të mbyllë 3 vjeçarin si kryeprokuror më 18 dhjetor, për t’ia lënë më pas stafetën Klodian Brahos, që u zgjodh një ditë më parë.

Të fundit