Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Paketa e maleve” e Ramës kapërcen kufijtë, “merr” edhe bregdetin e kodrinat

“Paketa e Maleve do të ketë brenda një sërë masash që të gjithë ata që i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë, të kthehen dhe me bukuritë e këtyre maleve të bëjnë sukses, të bëjnë ekonomi, të bëjnë mirëqenie dhe t’u lënë fëmijëve të tyre trashëgimi një pasuri të jashtëzakonshme”, u shpreh kryeministri Rama në një bisedë me banorët e Thethit, më 30 prill të vitit të kaluar.
Nga malet tek fushat
Por nisma “Paketa e Maleve” e nxitur dhe argumentuar si mënyrë për të zhvilluar agroturizmin në zonat malore, po zbret në fusha, bregdet dhe kodrina.
“Durrësi ka territore të tëra që janë kodrinore, ku ka agroturizëm. E njëjta gjë vlen pa diskutim, mbase edhe më shumë për Lezhën”, tha Rama, në një takim me 61 kryebashkiakët e vendit më 23 tetor të këtij viti, ku specifikisht u kërkoi të nisnin hartat e zonave të përcaktuara për nismën “Paketa e Maleve”.
Në të gjithë vendin, nga korriku i këtij viti deri në fundin e muajit tetor, ka një numër të madh aplikimesh.
“Numri i shprehjeve të interesit nga data 11 korrik deri në datë 29.10.2025 është 5520 në të gjithë territorin”, thotë në një përgjigje zyrtare për Faktoje.al, Agjencia për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore (amvv).
Po kjo agjenci, konfirmon se aplikimet janë në të gjithë vendin. “Shprehjet e interesit janë të shtrira në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në 61 njësitë e vetëqeverisjes vendore”, konfirmon (amvv).
Risku
Rreziku që “Paketa e Maleve” të aplikohet kudo, përfshi edhe zonat me zhvillim në bregdet, zona fushore apo kodrinore, është i lartë, duke u fshehur pas maleve…
“Janë të gjitha gjasat që ky akt ligjor i Kuvendit të përdoret nga oligarkia, lobistët klientë të qeverisë dhe krimi i organizuar si një mjet për justifikimin e agresionit të tyre mbi gjithçka publike dhe vitet e fundit edhe mbi një pronë private, siç mund të jetë pjesërisht edhe ky akt”, shprehet për Faktoje, eksperti i ekonomisë, Zef Preçi.
Hartat e zgjeruara
Në një komunikim me 61 kryetarët e bashkive të vendit, kryeministri Edi Rama u kërkoi me ngulm që të nisin sa më shpejt hartat e zonave prioritare për “Paketën e Maleve”, një nismë ligjore që u afishua si mundësi për zhvillimin e zonave malore.
“Këtu s’ka të majtë të djathtë, se kjo është ndarje që nuk ka pikë rëndësie kur vjen puna tek puna, kështu që ju lutem shumë fokusohuni shumë fort në këtë pikë, hartat. Thjesht fare, pa asnjë komplikim, territore që nuk janë ligjërisht të pandërtueshme dhe që janë territoret malore, territoret rurale”, tha Rama.
Shqetësimit të disa kryebashkiakëve që nuk kuptonin se për cilat zona do të nisnin hartat, pasi në një pjesë të territorit ka edhe “zona të mbrojtura”, apo janë fushore dhe kodrinore, kryeministri Rama ua shprehu qartë që të nisin hartat sa më të gjera, pasi përpunimi do kalonte në “faza tjera”, duke përfshirë edhe ministritë.
“Unë ju sugjeroj, që të mos vijë puna prapë për një vonesë tjetër, paralelisht me hartat, të cilat e përsëris bëjini fare të thjeshta, mos u nisni thjesht nga ku keni shprehjet e interesit se mund të vijë një shprehje interesi nesër në një kodër tjetër që nuk e ke përfshirë, dhe pastaj do t’i thuash atij, shiko se nuk je te zona e zhvillimit, sa të bëhet harta. Bëjeni të gjerë hartën dhe ngrijeni një task-forcë menjëherë që të merret personalisht me të gjithë ata njerëz që janë të interesuar”, tha Rama.
“Ulen” malet
Me konceptin zonë malore, kuptohen territore mbi 900 metra mbi nivelin e detit, por duke iu referuar të dhënave zyrtare mbi aplikimet, por edhe vetë kërkesës së kryeministrit Rama që hartat të sillen nga të 61 bashkitë, fushore, kodrinore dhe malore, ekspertët shprehin shqetësimin se kjo nismë do të shfrytëzohet për ndërtime në çdo zonë.
“Nga leximi dhe interpretimi literal i këtij parashikimi duket se nuk janë subjekt i këtij projektligji vetëm zonat malore, por edhe pjesë tjetër e territorit të bashkisë”, thotë eksperti i ekonomisë Preçi.
Sipas tij, qëllimet e deklaruara të ligjit nuk përputhen tërësisht me qëllimet reale, qëllime të cilat duket se tejkalojnë zonat e synuara.
“Përmbajtja e projektligjit krijon premisa për qëllime të fshehura ose të padeklaruara”, thekson ai.
Qëllimi
“Paketa e Maleve është një nismë ligjore dhe zhvillimore e Qeverisë Shqiptare që synon të nxisë investimet dhe rigjallërojë jetën ekonomike në zonat malore të vendit”, thuhet në faqen zyrtare të hapur pikërisht për këtë nismë.
Durrësi është deri në 200 metra mbi nivelin e detit, Kavaja edhe më pak deri në 34 metra mbi nivelin e detit, Bashkia Lezhë ndodhet në një lartësi mesatare 413 metra mbi nivelin e detit, por edhe ne një lartësi maksimale 2121m (maja e Kunorës Mirditë).
Po ashtu bashki si Lushnja, 200 metra mbi nivelin e detit, Divjaka deri në 5 metra mbi nivelin e detit, Fieri 100 metra maksimalja mbi nivelin e detit apo Pogradeci 700 metra mbi nivelin e detit, që janë në zona preferenciale për ndërtim, nuk janë në pozita gjeografike për tu quajtur “zona malore”.
Aplikimet
Megjithatë në këto bashki ka aplikime për ndërtime në pyje, kullota apo livadhe që rezultojnë në zërin kadastral “tokë shtet”, por që pretendohet se është e familjeve dhe individëve të ndryshëm, banorë rezidencial apo ish banorë.
Ligji lë hapësira interpretimi
Në nenin e parë të ligjit 20/2025 për “Paketën e Maleve”, thuhet se: “Ky ligj ka për qëllim tërheqjen e investimeve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik apo turistik në zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, përmes kalimit të pronësisë së pronës së paluajtshme shtetërore tek individët dhe/ose personat fizikë e juridikë posedues jopronar me destinacion investimin në projekte që mundësojnë rimëkëmbjen ekonomike”.
Koncepti “ekonomi malore” ndonëse është e sanksionuar në ligj, sërish aplikimet janë shtrirë në të gjithë vendin, madje të shumta janë në zonat bregdetare, fushore dhe kodrinore, veçanërisht në bashki ku sektori i turizmit dhe ndërtimet janë me intensitet të lartë.
“Përmbajtja e përkufizimit është e përgjithshme dhe shumë e zgjeruar për të qenë përkufizim. Kjo paqartësi shtohet nga leximi i pikës 1 të Nenit 4 ‘Përcaktimi i zonave me prioritet zhvillimi’ i cili në titull e ka hequr referencën tek zonat malore dhe për më shumë parashikon që ‘Ministri përgjegjës për pushtetin vendor, me kërkesë të argumentuar të bashkisë kompetente, mund t’i propozojë Këshillit të Ministrave shpalljen e territorit të bashkisë apo të pjesës malore të atij territori si zonë zhvillimi”, thotë Preçi.
Prona
“Kjo nuk është thirrje që: ‘hajdeni se kanë dalë disa toka shtet, nëpër male dhe shkoni, kapini’. Thirrja është kush ka tokën e të parëve nëpër male, ta marrë ta gëzojë”, tha Rama.
Ndërsa Agjencia për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore, në përgjigjen për Faktoje, duke iu referuar ligjit saktëson se prona shtetërore mund tu nënshtrohen procedurave të kalimit të pronësisë.
“Në kuptim të këtij ligji dhe të legjislacionit në fuqi për pronat e paluajtshme të shtetit, llojet e pasurisë “pyll”, “kullotë” “livadh” nuk janë të patjetërsueshme dhe mund t’u nënshtrohen procedurave të kalimit të pronësisë sipas këtij ligji”, thotë (amvv).
“Rreziku i konflikteve sociale është i mundshëm, ndonëse qeveria duket se e ka vënë fuqinë e vet ekzekutive gjerësisht në shërbime të grupeve të interesit të lidhura me të dhe pak ose më pak në shërbim të komuniteteve dhe zhvillimit të qendrueshëm të vendit”, thotë eksperti i ekonomisë Preçi. Në progres-raportin e Komisionit Europian thuhet se, ligji për paketën e maleve “mund të sjellë pasoja për pëdorimin lokal të tokës dhe menaxhimin mjedisor”
Aplikimet
Deri më tani numri i lartë i aplikimeve për të ndërtuar në toka shtet që pretendohet se shfrytëzohet nga individë dhe familje të ndryshme është mjaft e lartë.
“…ligji trajton poseduesin e pronës dhe nuk parashikon çdo individ që ka një plan biznesi, të ketë mundësi të përfitojë pronë publike”, thotë Agjencia Për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.
Një pjesë e madhe janë shtrirë në zona bregdetare dhe kodrinore.
Edhe pse nisma është në fazat e para, shqetësimi mbetet se nëpërmjet “Paketës së Maleve” fluksi i ndërtimeve në zonat bregdetare dhe kodrinore, përfshi edhe kryeqytetin të jetë i madh. Me zgjerimin e fushës së veprimit të këtij ligji, deklaratën e kryeministrit Edi Rama të një viti më parë do ta kategorizojmë si pjesërisht të vërtetë. Faktoje.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38