Flash News

E-TJERA

Paketa e maleve, Neza: Skemë kundër komuniteteve lokale

Paketa e maleve, Neza: Skemë kundër komuniteteve lokale

Gazetari Sami Neza e ka quajtur Paketën e Maleve një skemë kundër komuniteteve lokale.

Neza deklaroi për Syri Tv se Thethi ishte një nga modelet e turizmit ku mund të fitonte komuniteti, por njëkohësisht edhe shteti.

Gazetari shtoi se Shqipëria do të shhkojë drejt tregut të huaj.

“Paketa e maleve është skemë kundër komuniteteve lokale. Pak më parë ju pyetët a ka ndonjë model tjetër, veç atij të zhvillimit të madh të turizmit? E kemi në Shqipëri.

Thethi ka qenë një prej modeleve ku komuniteti lokal mund të zhvillonte turizmin, fitonte vetë, fitonte shteti, ndërkohë që plotësoheshin edhe kërkesat e turizmit. Se atje nuk kishte mbingopje. Kishte kërkesë, por jo mbingopje sepse po i përgjigjeshin. Kemi dhe në Qeparo, që komuniteti lokal i cili ka zhvilluar turizmin dhe pret turistët.

Mundet komuniteti lokal që të përballojë turizmin dhe ky model, jo vetëm zhvillon komunitetin lokal që është në zonën e turizmit, por zhvillon edhe komunitetet fqinj.

Çfarë ndodh? Nëse do ndërtohet një resort i madh në Theth, Valbonë apo Kelmend, se ne njohim shumë pak nga këto, se janë 4-5 fish i bukurive që njohim.

Ti nuk do kesh më qumësht të bagëtive lokale, por do marrësh qumësht pluhur nga Serbia. Nuk do kesh asnjë produkt të komuniteteve, për shkak se ata kanë nevojë për shumë dhe çmime të ulëta. Do shkojnë drejt tregut të huaj. Është tjetër skemë. Nuk është as skema as agroturizmit, hanit, as skema e kullës.  Ato janë propaganda”, deklaroi Neza.

Të fundit