Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Paketa e Maleve”, pa inventar pronash. Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie?

Shpëtim Krasta, një fermer i fshatit Gurras në Pogradec nuk do ta kishte menduar ndonjëherë se pemët e tij të qershive do të priteshin “ditën për diell” me një vendim të bashkisë.
Në janar 2026, ai u njoftua nga familjarët se dikush që iu paraqit si qiramarrës i zyrtarizuar nga bashkia i 4.5 hektarëve tokë në fshatin e tij nisi të priste pemët frutore të mbjella nga fermerët në tokat e njohura si prona të tyre e përfituar sipas ligjit nr. 7501 “Për Tokën“.
”Ne, që në vitin 1991, me ligjin për tokën, disponojmë në gjendje faktike dokumentacionin origjinal të pronës. Aktualisht, si familje kemi në pronësi 850 m² tokë, e cila njëkohësisht ka qenë në përdorim të përhershëm që nga ndarja nga familja ime.
Akti i Marrjes së Tokës Bujqësore në Pronësi (AMTP-ja) ka një shënim në të, por pavarësisht këtij fakti, përveç posedimit të pandërprerë, ne kemi paguar detyrimet për tokën dhe vijojmë t’i paguajmë, gjë që dokumentohet edhe me një vërtetim të vitit 2026”, thotë për FAKTOJE, Shpëtim Krasta.
Problematika
Ky është vetëm njëri prej konflikteve të krijuara nga zbatimi i nismave të promovuara si ringjallje e zonave rurale si “Paketa e Maleve” dhe dhënia me qira e tokave publike për palë të treta, kryesisht investitorë strategjikë.
Në jo pak raste, banorët në disa fshatra kanë ngritur pretendime pronësie mbi sipërfaqe që institucionet i konsiderojnë si prona shtetërore dhe i ofrojnë ato për zhvillim turistik.
Në thelb të këtyre përplasjeve duket se qëndron një problem më i thellë institucional, mungesa e një inventari të plotë dhe të qartë mbi pronat publike dhe mbivendosjet e tyre. Kjo paqartësi mbi statusin e pronësisë ka bërë që vendimmarrjet për dhënien me qira të tokave të krijojnë konflikte të reja, tashmë midis pronarëve të vërtetë dhe qirramarësve të shtetit.
Paketa Maleve
Ndërkohë, siç raportohet nga Bashkia e Pogradecit, 253 aplikantë mbeten në pritje për “Paketën e Maleve”, në një kohë kur vetë bashkia mbetet e paqartë mbi pronat e saj dhe administrata nuk ka reflektuar ende ndryshimet e kërkuara nga KLSH në vitin 2025, duke thelluar kështu konfliktet për pronësi mes pronarëve faktikë dhe qiramarrësve të pushtetit vendor.
Procesi
Bashkia e Pogradecit ka theksuar në përgjigjen zyrtare për këtë çështje se, përpara miratimit në Këshillin Bashkiak të dhënies me qira, zhvillohet konsultim publik dhe mblidhen informacione nga strukturat e njësive administrative dhe kryetarët e fshatrave për problematikat e mundshme të pronave.
Më pas kryhet regjistrimi i tyre në emër të bashkisë dhe vijon lidhja e kontratës së qirasë, ndërsa në rastet kur dokumentacioni është i plotë, kontrata lidhet në formë noteriale.
Megjithatë, banorët e fshatit Gurras (Zagorçanit) mohojnë të kenë pasur konsultime apo njoftime paraprake për këto procedura.
Reagimi
“Nuk jemi thirrur asnjëherë nga institucionet për të kryer verifikime mbi pronat dhe sinorët, apo për konsultim, qoftë edhe si banorë të zonës, lidhur me sipërfaqet publike të fshatit tonë. Familjes sonë i është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm, pasi janë prerë rreth 30 pemë qershie. Duke qenë se aktiviteti ynë familjar në zonën rurale lidhet kryesisht me bujqësinë, zënia e tokës sonë nga qiramarrësi i bashkisë dhe prerja e drunjve frutorë na ka lënë pa alternativa të tjera,” shtoi Shpëtim Krasta.
KLSH
“Nga auditimi rezultoi se Pogradec ka në total 3,775 pasuri sipas VKM-ve përkatëse, nga ku rezulton se nuk është bërë pasqyrimin në inventar dhe kontabilitet, nuk është ngritur grup pune për përgatitjen e dokumentacionit teknik të aseteve në pronësi dhe në përdorim, për të realizuar regjistrimin e pronave pranë ZVRPP (ASHK) Pogradec, nuk ka rakordim me ZVRPP (ASHK) Pogradec si dhe nuk ka krijuar komisionin e përbashkët në zbatim të VKM së nr.28 datë,27.01.2023 “Për përcaktimin e procedurave të hollësishme të përditësimit të listave të pronave shtetërore dhe rregullave për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve – ASHK ku kërkohet një person nga ASHK-ja në krijimin e komisionit me qëllim inventarizimin dhe regjistrimin dhe përditësimin e inventarve,” citohet në raportin e KLSH 2025.
Bashkia Pogradec në përgjigjen për FAKTOJE pranon se është ngritur dhe funksionon Sektori i Aseteve, por nuk jep të dhëna për numrin e pronave ende të painventarizuara apo për progresin e këtij procesi, duke lënë të paqartë nivelin e zbatimit të detyrimeve ligjore dhe rekomandimeve të KLSH-së.
Gjetjet
Në gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit evidentohet gjithashtu se nuk ka një vlerësim të detajuar për secilën pronë, ndërsa në pasqyrat financiare paraqitet vetëm vlera bruto totale. Ky element mund të sjellë pasoja ekonomike, veçanërisht në dhënien me qira të pronave, pasi nuk dihet vlera reale apo kostot që mbart secila pronë.
“Nuk ka një regjistër kontabël ku të specifikohen analitikët e këtyre zërave si dhe nuk ka informacion për secilin aktiv në lidhje me datën e hyrjes ose marrjes në dorëzim, përshkrimin e aktivit, vlerën e blerjes, datën e daljes në përdorim, datë e skadencës, vlerën e shpenzimeve kapitale të mëpasshme që sjellin rritje të vlerës së aktivit, vendndodhjen, personin përgjegjës, vlerën e akumuluar të amortizimit, kohën e shërbimeve të mirëmbajtjes, vlerën e akumuluar të shpenzimeve të mirëmbajtjes, datën e daljes nga pronësia,” shkruhet në raportin e KLSH
Edhe pse Kontrolli i Lartë i Shtetit ka lënë disa rekomandime kryesore në këtë raport, zbatimi i tyre duket i kufizuar, ndërkohë që bashkia ka vijuar me procedurat për dhënien me qira të tokave, edhe pse inventarizimi nuk është përfunduar ende.
Ndër rekomandimet kryesore të KLSH-së ishte që:
“Titullari i Bashkisë Pogradec të merrte të gjitha masat e menjëhershme duke i kërkuar ASHK-së Korçë caktimin e një personi ekspert të fushës, që merret me Menaxhimin e Aseteve, me qëllim ngritjen e grupit të përbashkët për verifikimin dhe përditësimin e të gjitha pronave që ka Bashkia dhe NJA të transferuara në favor të tyre me VKM”
Megjithatë, siç pranohet nga vetë Bashkia, një komision i tillë nuk është ngritur, edhe pse KLSH e konsideron një ndër detyrimet kryesore.
Në përgjigjen zyrtare, institucioni thekson se ka bashkëpunim me ASHK Pogradec, por pa ngritur një strukturë të përbashkët, ku duhet të ishte i përfshirë edhe një ekspert i fushës.
Faktoje tentoi të kërkonte informacion zyrtar edhe nga ASHK Pogradec, por kjo e fundit nuk iu përgjigj detyrimit për dhënien e informacionit lidhur me procedurat e inventarizimit dhe regjistrimit të pronave, si dhe rolin e saj në komisionin ndërinstitucional që duhet të ngrihet.
Problematika
Mungesa e qartësisë institucionale dhe mosinventarizimi i plotë i pronave nuk e kanë ndaluar bashkinë të vijojë dhënien e tyre me qira. Edhe pse jo ende në kuadër të “Paketës së Maleve”, përmes vendimeve të Këshillit Bashkiak, sipërfaqe të konsiderueshme, kryesisht kullota dhe pyje, u janë dhënë me qira palëve të treta, duke sjellë përplasje mes banorëve dhe investitorëve qiramarrës.
Rrëfimet
Në të njëjtën situatë si Shpëtim Krasta ndodhet edhe Qazim Topalli, i cili ka tokën në të njëjtën parcelë me të.
Ai tregon se rreth 30 familjeve u janë cenuar pronat nga vendimmarrja e bashkisë Pogradec.
“Ne disponojmë 500 m² tokë me AMTP. Kur u bë ndarja e tokës, ishim 5 anëtarë përfitues. Toka ka qenë e mbjellë me pemë frutore, kryesisht qershi. Gjatë gjithë kësaj kohe ne e kemi pasur në përdorim faktik si familje dhe e kemi shfrytëzuar rregullisht.
Vetëm në muajin janar kuptuam se toka jonë i ishte dhënë me qira një personi tjetër nga bashkia. Ne disponojmë dokumentacionin e AMTP-së, si edhe vërtetim për pagesën e taksave. Mbi 30 familje janë prekur nga dhënia e tokave me qira, pasi sipërfaqet që ata kanë përdorur prej vitesh tani administrohen nga një sipërmarrës i panjohur për komunitetin, ndërkohë që shumica prej tyre disponojnë dokumentacion AMTP,” tha për Faktoje, Qazim Topalli.
Faktoje disponon të plotë dokumentacionin e AMTP të familjeve të fshatit Gurras.
Reagimi
Në rast se për tokën e dhënë me qira nga Bashkia gjatë procesit paraqitet pronari i ligjshëm, sipas përgjigjes së Bashkisë Pogradec, sipërfaqja e dhënë me qira dhe pagesa përkatëse do t’i zbriten proporcionalisht investitorit qiramarrës.
Bashkia pranon se ka pasur edhe raste të tilla, ku është vepruar në këtë mënyrë.
“Në përgjigje të pyetjes sqarojmë se pavarësisht nëse banorët mund të kenë AMTP dhe nuk kanë regjistruar ato pranë ASHK-së, në të gjitha kontratat e qirasë që lidhen ka klauzolë që nëse gjatë kohës së kontratës dalin pronarë të ligjshëm të pasurisë objekt qiradhënieje, atëherë me anë të anekseve të kontratës kjo pasuri do të zbritet nga sipërfaqja totale e saj, duke zbritur proporcionalisht edhe pagesën vjetore të qirasë për pjesën e zbritur të sipërfaqes,” shpjegon Bashkia Pogradec
Boshllëku ligjor
Përplasjet mbi pronën po krijohen edhe si pasojë e boshllëkut ligjor dhe administrativ që ekziston mes realitetit në terren dhe regjistrimeve zyrtare.
Në shumë raste, toka të ndara me ligjin për tokën rezultojnë të paregjistruara në kadastër, çka bën që ato të figurojnë ende si pronë shtetërore në dokumentacionin zyrtar.
Kjo situatë krijon hapësirë për vendimmarrje të diskutueshme nga institucionet vendore.
“Ka shumë raste kur një pasuri e paluajtshme e llojit arë është ndarë me ligjin nr. 7501 “Për Tokën”, nëpërmjet një Akti të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), por mund të figurojë në inventarin e bashkisë, pasi AMTP-ja përkatëse mund të mos jetë regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe për këtë pasuri mund të mos jetë lëshuar certifikatë pronësie.
Në këtë rast, në ASHK prona figuron e regjistruar në emër të shtetit dhe bashkia mund ta japë me qira këtë pronë.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se, pavarësisht nëse AMTP-ja është regjistruar ose jo në ASHK dhe pavarësisht nëse për pasurinë përkatëse është lëshuar certifikatë pronësie, për aq kohë sa kjo pasuri ka një AMTP të vlefshme, pronar mbetet personi (familja bujqësore) që ka përfituar AMTP-në dhe mosregjistrimi i saj nuk i cenon apo heq të drejtën e pronësisë këtij përfituesi,” thotë për Faktoje avokati Endri Çela
Kush është pronari?
Në thelb të konfliktit për tokat e dhëna me qira qëndron një pyetje e thjeshtë, por thelbësore, kush është pronari i ligjshëm i pasurisë? Përtej procedurave administrative dhe praktikave të ndjekura nga institucionet, vlefshmëria e çdo kontrate qiraje lidhet drejtpërdrejt me këtë përcaktim.
“Nëse kemi një përfitues të ligjshëm me AMTP, pavarësisht nëse kjo AMTP është regjistruar ose jo në ASHK, vetëm ai ka të drejtë ta japë me qira këtë pasuri. Nëse kjo pasuri është dhënë me qira nga bashkia ose nga çdo subjekt tjetër, atëherë kontrata është e paligjshme. Si rregull, në kontratat e qirasë të bashkisë parashikohet që, nëse prona rezulton e përfituar me AMTP nga një person i tretë, ajo përjashtohet nga qiraja. Megjithatë, në praktikë ky nen jo gjithmonë zbatohet nga bashkia, duke mos i dhënë zgjidhje situatave konkrete,” shton avokat Endri Çela.
Sipas avokatit Çela, kjo do të thotë se barra për të mbrojtur pronën i mbetet vetë qytetarit, i cili detyrohet fillimisht t’i drejtohet bashkisë dhe, në rast refuzimi, të ndjekë rrugën gjyqësore për të rimarrë një të drejtë që ligjërisht i takon.
Si është procedura
Procedura për dhënien e pronave me qira fillon nga Këshilli Bashkiak, i cili është organi që shqyrton dhe miraton vendimmarrjen mbi pronat publike, duke i hapur rrugë ekzekutivit (kryetarit të bashkisë) për të proceduar me palët e treta.
Megjithatë, edhe në Këshillin Bashkiak vendimmarrja shpesh shoqërohet me paqartësi dokumentare dhe mungesë të dokumentacionit të plotë për dhënien me qira të pronave. Këshilltari i pavarur Arbër Male thekson se mungojnë sqarimet teknike për aktet që paraqiten për miratim në këshill, ndërsa pranon se nuk ka një koordinim të plotë mes bashkisë dhe ASHK-së, çka po krijon konflikte të reja pronësore.
“Në relacionet e paraqitura nga Bashkia për dhënien e tokave me qira konstatohet mungesë e sqarimeve të plota mbi statusin juridik dhe teknik të parcelave, çka në disa raste ka sjellë konflikte mes banorëve dhe investitorëve.
Evidentohet gjithashtu një moskoordinim ndërinstitucional mes Bashkisë dhe ASHK-së për sqarimin e statusit kadastral të pronave, ndërkohë që një pjesë e banorëve, edhe pse disponojnë AMTP, nuk kanë mundur të përfundojnë regjistrimin e pronës për vite me radhë.
Në të njëjtën kohë, disa toka janë marrë në administrim nga Bashkia, ndërsa vijojnë të shfrytëzohen nga përdorues që paguajnë taksat prej dekadash, duke ngritur pikëpyetje mbi drejtësinë e këtyre vendimmarrjeve. Këto problematika do të mund të ishin shmangur përmes një procesi të mirëfilltë konsultimi publik, i cili nuk rezulton të jetë zhvilluar, si në rastin e fshatit Gurras,” thotë këshilltari Male.
Përgjigja e munguar
Mes dokumenteve dhe vendimeve që kalojnë për miratim, shpesh mbeten pa përgjigje elementë thelbësorë mbi statusin e pronave dhe procedurat e ndjekura. Pikërisht mbi këto paqartësi ndalet edhe këshilltari i pavarur Arbër Male, i cili sjell në vëmendje disa nga problematikat më të dukshme që shoqërojnë këtë proces, të cilat përsëriten shpesh në procedura të ngjashme.
“Nuk është garantuar transparencë e mjaftueshme mbi ekzistencën e AMTP-ve apo proceseve gjyqësore për parcelat, duke sjellë shqetësime dhe konflikte në disa zona të Pogradecit.
Edhe rasti i fshatit Çërravë evidenton mungesë të reflektimit të interesit të komunitetit, ku dhënia e fondit kullosor për park fotovoltaik është bërë në kundërshtim me banorët dhe në një afat shumë të shkurtër kohor, rreth tre ditë nga konsultimi publik deri në miratimin e projekt-vendimit, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi transparencën, informimin dhe gjithëpërfshirjen.
Në rastet kur konstatohen konflikte pronësore pas lidhjes së kontratave, bashkia duhet të rishikojë vendimmarrjen përmes një akti të ri, duke përjashtuar sipërfaqet në konflikt nga kontratat ekzistuese,” mbyll argumentin Arbër Male./ Faktoje.al
Ky shkrim publikohet në kuadër të konkursit vjetor “Fatos Baxhaku”, pjesë e nismës Truth Beyond Numbers, e zbatuar nga Faktoje përmes mbështetjes së programit MATRA të Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta. Pikëpamjet e shprehura në shkrime i përkasin autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38