Flash News

E-TJERA

Paketa fiskale 2023, Konfindustria: Jo profesionale dhe e paplotë. Ç’do të propozojmë

Paketa fiskale 2023, Konfindustria: Jo profesionale dhe e paplotë.

Konfindustria vlerëson, se paketa fiskale 2023 është jo profesionale dhe e paplotë, referuar  zhvillimeve në tregjet vendore dhe globale dhe sidomos pasojave të krizës së energjisë.  

Më tej shton se kjo paketë nuk mbron ekonominë kombëtare, por dëmton rëndë mbi të gjitha interesat e industrive dhe prodhimit vendas, duke favorizuar qartësisht lobet importuese.

Konfindustria është duke përgatitur disa propozime për paketën e 2023-shit. Në anketën e organizuar nga Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë për paketën fiskale, pothuajse 96% e bizneseve dhe industrive kanë shprehur shqetësim kryesor për aktivitetin e tyre tregëtar përkatësisht çmimet e larta të karburanteve dhe energjisë elektrike.

Ndaj Konfindustria do të kërkojë heqjen e plotë të “ taksës së qarkullimit” të karburanteve me të ardhura vjetore për buxhetin e shtetit afër 160 milionë euro/vit. Ndërkohë, vlerëson se, nëse luftohet efektivisht kontrabanda masive në tregun e karburanteve, efektet e drejtëpërdrejta buxhetore të heqjes së “taksës së qarkullimit”, jo vetëm do të jenë zero, por do të tejkalohen pozitivisht.

Gjithashtu evidenton se, ulja e ngarkesës fiskale për karburantet dhe përmirësimi i menaxhimit të sektorit të energjisë elektrike, duhet të kenë qëllim arritjen e të paktën nivelit të çmimeve të vendeve të Rajonit në vitin 2023 për biznesin dhe qytetarët.

Të fundit