Flash News

E-TJERA

Pakoja me eksploziv që paralizoi qarkullimin në Vlorë, 3 pistat ku po heton policia

Pakoja me eksploziv që paralizoi qarkullimin në Vlorë, 3 pistat

Forcat Xheniere shpërthyen ditën e djeshme në mënyrë të kontrolluar një pako me eksploziv në qytetin e Vlorës, teksa hetimet kanë nxjerrë në dritë detaje të reja.

Mësohet se pakoja kishte brenda 300-400 gram eksploziv dhe fillimisht u pikas nga banorët, teksa më pas paralizoi për 3-4 orë qarkullimin nga Pallati i Kulturës në Vlorë deri tek Porti.

Në një perimetër prej 1 kilometër, Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë pasi dyshohet se autori mund të ketë qenë afër pakos për ta aktivizuar.

Ndërkohë, 3 janë pistat ku janë përqendruar hetimet:

1-Eksplozivi mund të jetë vendosur për një nga banorët e zonës që kalon aty.

2-Personi që e ka pasur mund të jetë trembur nga Policia e dhe e ka hedhur nga automjeti.

3- Pista e tretë që po hetohet është se pikërisht eksplozivi i është vendosur automjetit afër pakos së dyshimtë.

Të fundit