Flash News

E-TJERA

Pakti PS-PD, analisti: Sot u faktua se aksioni i opozitës nuk ishte për “fatin e Berishës”, por të opozitarizmit

Pakti PS-PD, analisti: Sot u faktua se aksioni i opozitës nuk ishte

Analisti dhe gazetari Romir Saraçi deklaron se me paktin e arritur sot në parim mes PS dhe PD u faktua se aksioni i opozitës nuk ishte për “fatin e Berishës”, por të opozitarizmit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se me këtë logjikë, Berisha ka sakrifikuar izolimin e tij, për hir të Partisë Demokratike.

Nëse opozita do te refuzonte tërheqjen e Rames, a do te ishte ndërtuar retorika: Berisha nuk ka hallin tek Reforma e Komisionet Hetimore, por qe te perdore PD si mburoje per veten!?

Sot qe kjo teze ra, e u faktua se aksioni i opozitës nuk ishte per “fatin e Berishes” por te opozitarizmit, u ndërtua teza e shitjes se kauzes!

Pra me kete logjike, Berisha ka sakrifikuar izolimin e tij, përndjekjen politike me SPAK nga Edi Rama e shpalljen “non grata”, per hir te Partisë Demokratike?!”, shkruan Saraçi.

Të fundit