Flash News

E-TJERA

Pamje nga atentati në Athinë, viktima dhe i plagosuri të shtrirë në tokë

Pamje nga atentati në Athinë, viktima dhe i plagosuri të

Një atentat ka ndodhur sot në Athinë, ku ka mbetur i plagosur një shqiptar dhe një tjetër ka vdekur. Viktima është Irakli Davella nga zona e Sarandës dhe i plagosuri është Edi Lolo.

Ngjarja ndodhi jashtë ambienteve të një lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, në zonën e Peristerit. Viktimë ka mbetur 45-vjeçari Irakli Davella, ndërsa është plagosur rëndë Edi Lolo, i cili kishte mbërritur në Greqi nga Dubai vetëm pak ditë më parë.

Pamje nga atentati në Athinë, viktima dhe i plagosuri të Pamje nga atentati në Athinë, viktima dhe i plagosuri të

Sipas raportimeve të Protothema, viktima, shtetas grek me origjinë shqiptare, nuk ishte një emër i panjohur për autoritetet, për shkak të lidhjeve të tij me persona të mafias greke.

Davella, pronar i një lokali në Peristeri, ishte mik i tre figurave të njohura të krimit të organizuar në Greqi, Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa, të cilët janë ekzekutuar vitet e fundit.

 

Të fundit