Flash News

E-TJERA

Pamje nga shtëpia gjigante e Behgjet Pacollit: Shoh 75% të kufirit të Kosovës

Pamje nga shtëpia gjigante e Behgjet Pacollit: Shoh 75% të kufirit

Behgjet Pacolli, një prej sipërmarrësve shqiptarë nga Kosova më të njohur, prezantoi shtëpinë e tij gjigante në Prishtinë ku tregoi se ka pritur shumë njerëz të rëndësishëm.

Pamjet janë publikuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ndërsa një detaj i veçantë ishte fakti se nga aty Pacolli tha se shikon 75% të kufirit të Kosovës.

Prej lart unë shoh prej Karadakut që është ajo pjesa atje dhe shoh kufirin që shkon në kodrat e dyta atje… këtu është me Shqipërinë, atje me Malin e zi dhe atje me Serbinë. 75% të kufirit të Kosovës. Në mëngjes kur nuk ka mjegull unë shoh çdo detaj pothuajse”, u shpreh ai.

 

Të fundit