Flash News

E-TJERA

Pamje nga urgjenca e djegur e QSUT, nis pas 2 muajsh puna për riparimin e dëmit

Pamje nga urgjenca e djegur e QSUT, nis pas 2 muajsh puna për riparimin e

Më 12 shkurt urgjenca e QSUT-së u përfshi nga flakët. Pavarësisht se kanë kaluar gati dy muaj, urgjenca mbetet jashtë funksionit për pacientët.

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, ka shpërndarë sot në faqen e saj zyrtare të Facebook, pamje nga puna për riparimin e urgjencës ku duken dëmet që ka shkaktuar zjarri, e që deri tani nuk ishin bërë publike.

“Prej disa ditësh në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka nisur puna për riparimin e dëmit në rrjetin elektrik, të shkaktuar nga incidenti i ndodhur në muajin shkurt. Në luftë me kohën për të rikthyer sa me parë në këtë strukturë spitalore dhe shërbimin për urgjencat kardiovaskulare, shërbim që aktualisht po ofrohet në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitalin Rajonal Memorial Fier dhe Spitalin Rajonal të Shkodrës”, shkruan Koçiu.

Megjithatë, ministrja vijon të mohojë mosfunksionimin e urgjencës për pacientët duke garantuar se shërbimet janë ofruar pavarësisht dëmit të shkaktuar.

“Shërbimi i Urgjencës në QSUT, vijon çdo ditë të ofrojë shërbim për të gjitha urgjencat e sëmundjeve të brendshme, gastrohepatologji, nefrologji, hematologji, endokrinologji, dermatologji, alergologji, reumatologji si dhe të gjitha urgjencat neurologjike”, shkruan ministrja.

Të fundit