Flash News

E-TJERA

Pamje/ Si i mbante peng 35-vjeçari nënën, bashkëshorten dhe vajzën? Zbardhet dëshmia

Pamje/ Si i mbante peng 35-vjeçari nënën, bashkëshorten

Jetnor Zhaboli, 35-vjeçari që mbajti të mbyllur nënën e tij, bashkëshorten dhe vajzën e mitur, ka dëshmuar për uniformat blu.

Ai ka thënë se kishte dëgjuar gruan e tij të fliste me persona të tjerë, dhe ndaj ka vendosur të instalojë kamera për t’i monitoruar dhe për t’i mbrotjur.

35-vjeçari gjithashtu kishte instaluar pajisje për bllokimin e valëve dhe madje ndërpriste edhe energjinë elektrike. Sipas informacioneve, Zhaboli gjithashtu terrorizonte fëmijët.

Zhaboli ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes.

Po ashtu, janë siguruar edhe pamjet e banesës ku mbaheshin të mbyllura nëna, bashkëshortja dhe vajza e Zhabolit. Shihet se ai ka instaluar disa kamera për t’i pasur nën kontroll.

 

Të fundit