Flash News

E-TJERA

Pamjet/ ‘Benzi’ u nda në dy pjesë, si ndodhi aksidenti me tre të vdekur e 4 të plagosur në Rrugën e Arbrit

Pamjet/ ‘Benzi’ u nda në dy pjesë, si ndodhi aksidenti me

Një aksident tragjik u shënua mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Fushë-Gjoricë në aksin Bulqizë-Maqellarë në rrugën e Arbrit.


Nga përplasja e dy makinave humbën jetën tre persona, përkatësisht Kujtim Istrefi, Murat Istrefi, të dy vëllezër nga Maqellara dhe Lulzime Istrefi. Kjo e fundit ndërroi jetë në spital, ndërsa mbetën të plagosur Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri  20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeç, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Bulqizës.


Politiko.al ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku siç shihet, përplasja mes dy mjeteve ‘Benz 240’ dhe ‘BMË' ka qenë shumë e fuqishme. Për pasojë, mjeti tip ‘Benz 240’ me targa angleze është ndarë në dysh, pikërisht aty ku udhëtonin tre viktimat.

 


Rruga ku ka ndodhur aksidenti është problematike pasi ka mungesë sinjalistike si dhe mungesë ndriçimi, kjo edhe për faktin se është një segment që është ende në ndërtim.

 

 

Të fundit