Flash News

E-TJERA

Pamjet/ Në banesë ishte vetëm e ëma, detaje nga ekzekutimi i Gentian Bejtjat

Pamjet/ Në banesë ishte vetëm e ëma, detaje nga ekzekutimi i

Ish-polici i Burgjeve Gentian Bejtja u qellua me breshëri nga persona të paidentifikuar e qëlluan sapo hyri në banesën e tij në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, duke e lënë të vdekur në vend.

Autorët e kanë ndjekur Bejtjan dhe pasi e kanë qëlluar, dyshohet kanë hyrë brenda shtëpisë së tij, duke e qëlluar sërish për t'u siguruar që e kishin vrarë. Ai u vra në pjesën e brendshme të banesës së tij, ndërsa e pranishme ka qenë vetëm e ëma, pasi familjarët e tjerë i ka jashtë vendit.

Sakaq, Policia e Krujës ka dhënë një informacion të shkurtër lidhur me ngjarjen e rëndë.
"Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar", njofton policia.

Bejtja i kishte shpëtuar më herët tre atentateve, ndërsa vetëm një vit më parë ai ra pre e një atentati ku humbi jetën vëllai i gruas Ramazan Sino, si dhe u plagosën dy fëmijët e tij, 13 dhe 8 vjeç.

 

Të fundit