Flash News

E-TJERA

Pamjet/ Vrasja e 3-fishtë në Memaliaj, shoqërohen disa persona, RENEA në terren

Pamjet/ Vrasja e 3-fishtë në Memaliaj, shoqërohen disa persona,

Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen apo të jenë të lidhur me atentatin ku mbetëm 3 viktima gjatë3 orëve të vona të natës së djeshme.

Policia e Gjirokastrës njoftoi se pas krimit autorët ishin larguar me makinë drejt Mallakastrës më pas e kanë djegur.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër.

 Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjet automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve" thuhet në njoftimin e policisë së Gjirokastrës. Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen apo të jenë të lidhur me të.

Shyqyri Kalemi, Bledar Muka dhe Marsel Çel a kanë gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme pas një atentati në Memaliaj. Viktima Shyqyri Kalemi është babai i Andrea (Tiku Kalemit). Dy viktimat e tjerë, Marsel Çela dhe Gledio Muka, janë kamarier dhe klientë në lokal. I plagosuri Artur Kalemi është xhaxhai i Andrea ( Tiku Kalemit).

Të fundit