Flash News

E-TJERA

Panairi 2021/ Shpallen çmimet për librin dhe autorin më të mire të vitit

Panairi 2021/ Shpallen çmimet për librin dhe autorin më të

Në Panairin e Librit u shpallën çmimet për librin dhe autorin më të mirë të vitit.

Vepra më e mirë studimore ushpall ajo e Uran Butkës mbi jetën e Mid’hat Frashërit, ndërsa autori më i mirë u shpall Virgjil Muçi me librin “Fajin ma ka gjuha”.

Ministrja e turizmit Mirela Kumbaro u nderua nga ambasada franceze me një çmim që jepet nga ta për përkthimin më të mirë në gjuhën frënge.

Më herët, për çmimin e përkthimit më të mirë për këtë vit triumfatore u shpall Flavia Kaba, me përkthimin e vëllimit me tregime “Qyteti i avullit” nga Carlos Ruiz Zafon, autor i rëndësishëm i letërsisë spanjolle që u nda nga jeta vetëm 2 vite më parë.

Panairi tradicional i librit nisi në Pallatin e Koncerteve pas dy vitesh mungesë për shkak të pandemisë.

Të fundit