Flash News

E-TJERA

Panairi i Librit online, Flutura Açka: Goditje e radhës ndaj librit nga qeveria, zgjidhja që do ju këshilloja

Panairi i Librit online, Flutura Açka: Goditje e radhës ndaj librit

Edicioni i 23-të i Panairi i Librit për herë të parë do të zhvillohet online, për shkak të pandemisë covid-19.

Këtë fakt e ka komentuar edhe shkrimtarja e njohur Flutura Açka, e cila duke folur në 'News 24', tha se vendimi e ka trishtuar pasi shkrimtarët e botuesit punojnë gjithë vitin për këtë eveniment, ndërsa e cilësoi si një goditje të radhës nga qeveria për të uzurpuar librin.

Mbyllja e panairit të librit më trishtoi. Po të shikosh restorantet e agro-turizmin janë 200 vetë në një sallë, nuk i kontrollon kush ata se kam qenë vetë dëshmitare. Botuesit i kishin marrë masat.

Unë analizoj vazhdën që ka ndodhur me institucionet kulturore, nuk e vë në dyshim se frika është e madhe, por mund të ishin gjetur zgjidhje të ndërmjetshme.

Jo e gjitha është e sinqertë. Galeria e arteve është e asfiksuar, teatri i shembur, libri është goditja e radhës. Kjo ndodh për ta uzurpuar librin, ky është dyshimi im që i bën shteti.

Do ju këshilloj zgjidhje: të niste panairi nga bulevardi ‘Zogu i parë’ te universiteti me tryeza, një ditë të vetme dha s’ka nevojë të dynden njerëz”, u shpreh shkrimtarja.

Të fundit