Flash News

E-TJERA

"Pandemi të tjera dhe urgjenca", liderët botërore nënshkruajnë marrëveshjen: Të bëhemi bashkë; firmos dhe Rama

"Pandemi të tjera dhe urgjenca", liderët botërore
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar liderëve botërore dhe ka firmosur marrëveshjen për të qenë të bashkuar në luftën kundër COVID-19 si dhe pandemive të tjera që mund të kërcënojnë botën.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Boris Johnson dhe më shumë se 20 liderë të tjerë thonë se Covid-19 ka paraqitur sfidën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.

Qëllimi këtij bashkimi, sipas tyre është se krijimi i një "arkitekture" më të fortë shëndetësore ndërkombëtare, që do të mbrojë brezat që vijnë, duke theskuar se  pandemi të reja do të vijnë e urgjenca  më të mëdha shëndetësore do të shfaqen.

Ata argumetojnë se të bashkuar mund të përgjigjen më mirë ndaj këtyre sfidave.

"Çështja nuk është a do të ndodhë, por kur. Të gjithë bashkë duhet të jemi më të përgatitur për të parashikuar, parandaluar, zbuluar, vlerësuar e për të reaguar efektivisht ndaj pandemive në mënyrë tejet të bashkërenduar. Për ta arritur këtë, ne besojmë se vendet duhet të punojnë së bashku, për të shkuar drejt një pakti të ri ndërkombëtar për gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemive", thuhet në  letrën  e nënshkruar.

Letra erdhi pas një takimi të ministrave të shëndetësisë të G7 të hënën, duke theksuar se pandemia kishte qenë "një kujtesë e zymtë dhe e dhimbshme se askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt".

Shtetet dhe organizatat që kanë firmosur janë: Kili, Kosta Rika, Trinidad & Tobago, Kenia, Ruanda, Senegali, Afrika e Jugut, Shqipëria, Këshilli Europian, Francë, Gjermani, Greqi, Holandë, Norvegji, Portugali, Rumani, Serbi, Spanjë, Ukrainë, Mbretëria e Bashkuar, Tunizia, Indonezia, Republika e Ishujve Fixhi, Republika e Koresë, Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Të fundit