Flash News

E-TJERA

Pandemia ‘prish planet’ e azilkërkuesve, gjatë 2020-ës kërkesat u ulën me 31%

Pandemia ‘prish planet’ e azilkërkuesve, gjatë

Kërkesat për azil në BE në 2020 u ulën me 31% krahasuar me 2019.

Zyra Evropiane e Azilit (EASO) në raportin e saj njofton se kjo është shifra më e ulët e regjistruar që nga viti 2013, teksa shton se ky rezultat është rrjedhojë edhe i kufizimeve të udhëtimet prej pandemisë.

Pavarësisht nga pandemia, autoritetet kombëtare të azilit treguan qëndrueshmëri në mbajtjen e shumë aktiviteteve, duke rezultuar në një ulje të numrit të mbetur të kërkesave në pritje.

Analiza e lëshuar nga Zyra Evropiane e Azilit (EASO) mbi tendencat e azilit në vitin 2020 tregon se janë paraqitur 461 300 kërkesa, krahasuar me 671 200 në vitin 2019.

Sipas raportit, përafërsisht 4% e të gjitha kërkesave në BE ë vitin 2020 u paraqitën nga të mitur të të pashoqëruar (UAM), një rritje me një pikë përqindjeje nga viti i kaluar.

Të fundit