Flash News

E-TJERA

Pandemia rrit përdorimin e teknologjisë nga kompanitë, cili aktivitet zë peshën më të madhe të tregtisë elektronike

Pandemia rrit përdorimin e teknologjisë nga kompanitë, cili

Numri i ndërmarrjeve që përdorin kompjuterin për qëllime punë është rritur në 2021. INSTAT bën me dije se përqindja më e lartë e të punësuarve që përdorin kompjuter vërehet në aktivitetin e informacionit dhe komunikimit me 75,2 %, e ndjekur nga aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 62,7 %.

Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit, pasuar nga akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit dhe shërbime administrative.

Në vitin 2021, më shume se 90 % e ndërmarrjeve, faqja e internetit është përdorur për të shfaqur katalogët e produkteve ose çmimet e tyre, 38,3 % e kanë përdorur për marrjen e porosive, rezervimeve apo pronotimeve online dhe 42,2 % e ndërmarrjeve e kanë përdorur për referencë në profilet e medias sociale të tyre.

INSTAT thotë se në vitin 2020, si pasojë e pandemisë 27,6 % e ndërmarrjeve rritën numrin e takimeve në distancë të kryera nëpërmjet Skype, Zoom, etj.

Të fundit