Flash News

E-TJERA

Të rinjtë përplasen me thika në Bulevardin ‘Nënë Tereza’, dy përfundojnë në spital

Të rinjtë përplasen me thika në Bulevardin

Siguria në vendin tonë vijon të mbetet vetëm një fjalë, e sidomos siguria në shkolla apo dhe te të miturit.

Paraditën e sotme te bulevardi “Nënë Tereza”, në rrugë, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, disa shtetas të mitur, të moshave 15-17 vjeç.

Gjatë konfliktit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas dhe po marrin deklaratat e tyre.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të përfshirë në konflikt.

Të fundit