Flash News

E-TJERA

Panoramë tjetër/ Dy turistë italianë gjejnë portofolin me lekë dhe e dorëzojnë në polici

Panoramë tjetër/ Dy turistë italianë gjejnë portofolin

Pas videos virale të turistëve italianë që ikin pa paguar darkën në restorantin në Berat, këtë herë dy turistë po italianë, kanë bërë një gjest për tu vlerësuar.

Dy turistët italianë, duke udhëtuar me biçikletë kanë gjetur në rrugë një portofol me një shumë parash dhe e kanë dorëzuar në komisariatin e policisë në Lushnjë.

Panoramë tjetër/ Dy turistë italianë gjejnë portofolin

Policia thotë se pasi kanë kryer verifikimet në bazë të kartës ID që ishte në portofol, kanë njoftuar shtetasin që e kishte humbur, i cili është paraqitur në Komisariat për të marrë portofolin me shumën e konsiderueshme të parave, kartat bankare dhe kartën e identitetit. 

Pasi ka marrë portofolin, ai ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe dy turistët italianë, për gjestin e tyre.

Panoramë tjetër/ Dy turistë italianë gjejnë portofolin

Të fundit