Flash News

E-TJERA

Papa emëron Arqipeshkvin shqiptar, në krye të Dioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës

Papa emëron Arqipeshkvin shqiptar, në krye të Dioqezës
Në foto/ Imzot Arjan Dodaj

Papa Françesku emëroi Kryeipeshkёv të Kryedioqezës Mitropolitane tё Tiranё-Durrёs, arqipeshkvin shqiptar Arjan Dodaj.

Emërimi i imzot Arjan Doda vjen pas largimit të Imzot George Frendo, i cili mbante postin e Kryeipeshkëvit të Kryedioqezës Mitropolitane.

Sikurse njofton Selia e Shenjtë, Imzot Arjan Ddodaj ka qenë deri sot sot Ipeshkëv titullar i Lestronës dhe Ndihmës i së njëjtës Kryedioqezё.

Data e pёrurimit a fillimit tё misionit tё kryeipeshkvit tё ri tё emёruar imzot Arjan Dodaj nё Kishёn kryedioqezane tё Tiranё-Durrёsit do tё jetё tё shtunën mё 22 janar tё ardhshëm. 

Të fundit