Flash News

E-TJERA

Papa Fraçesku emëron Imzot Luigi Bonazzi si ambasador të Vatikanit në Shqipëri

Papa Fraçesku emëron Imzot Luigi Bonazzi si ambasador të
Në foto: Papa Fraçesku dhe Shkëlqesia e Tij Imzot Luigi Bonazzi

Papa Fraçesku ka emëruar ditën e sotme si Nunc Apostolik në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij Imzot Luigi Bonazzi.

Përmes një deklarate për mediat, KISH njofton se Imzot Luigi Bonazzi, i cili ka mbajtur detyrën  Përfaqësues Papnor në Kanada, tashmë do të shërbej në Shqipëri.

Përmes një letre Ipeshkvinjtë e Shqipërisë, kanë shprehur mirënjohjen e tyre për Papën Françesku, për emërimin e Nuncit të ri Apostolik.

Njoftimi i plotë i KISH:

Shenjtëria e Tij, Papë Françesku, në ditën e sotshme ka emëruar Nunc Apostolik në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij Imzot Luigi Bonazzi (Luigj-i Bonaci), deri më tani Përfaqësues Papnor në Kanada.

Sh. T. Imzot Bonazzi ka lindur në Gazzaniga (Bergamo) me 19 qershor 1948. Është shuguruar meshtar me 30 qershor të viti 1973 për Dioqezën e Bergamos. Është i diplomuar në Shkencat e Edukimit. Me dt. 25 mars të vitit 1980 ka hyrë në Shërbimin Diplomatik të Selisë Shenjte dhe më vonë ka punuar pranë Përfaqësive Diplomatike në Kamerun, Trinidad dhe Tobago, Maltë, Mozambik, Spanjë, Shetet e Bashkuara të Amerikës, Itali dhe Kanada. Ka qenë emëruar Nunc Apostolik në Haiti me 19 qershor të vitit 1999, në Kubë me 30 mars të vitit 2004, në Lituani dhe Estoni me 14 mars të vitit 2009 dhe në Letoni me 25 mars 2009. Dhe në Fund Nunc Apostolik në Kanada me 18 dhjetor të vitit 2013.

Sh. T. Nunci Apostolik u ka dërguar të gjithë Barinjve të Kishës në Shqipëri, përpara mbërritjes së tij një letër ku ndër të tjera ai shprehet: “... Nuk e fsheh: vij me gëzim në Shqipëri, mirënjohës Zotit që përmes Papës Françesk më bën këtë dhuratë të papritur. Dëshiroj të vij me përvujtëri, tamam sikurse ai që besimin e vet e vë në Zotin e për këtë me padurim pres t’i shoh veprat që Zoti dëshiron dhe do t’i bëjë”.

Edhe Ipeshkvinjtë e Shqipërisë, nga ana e tyre, përmes një letre, kanë shprehur mirënjohjen e tyre për Papën Françesku, për emërimin e Nuncit të ri Apostolik, pasi Nunci i mëparshëm Sh.T. Imzot Charles Broën u emërua në Filipine, dhe i urojnë mirëseardhjen në Vendin tonë.

Papa Fraçesku emëron Imzot Luigi Bonazzi si ambasador të

Të fundit