Flash News

E-TJERA

Paqe me Ilir Metën? Ambasadorja e SHBA flet për raportet me presidentin

Paqe me Ilir Metën? Ambasadorja e SHBA flet për raportet me

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim foli për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, në fund të vitit 2020, pas thirrjeve të saj të vazhdueshme.

I pyetur në ‘Real story’ nëse me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese u bë dhe një paqe me Ilir Metën, Kim u përgjigj se në të vërtetë ka pasur gjithmonë marrëdhënie të mira me Presidentin shqiptar.

“Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të mirë me të. Si diplomatë, përpiqemi të kemi marrëdhënie të mira me të gjithë udhëheqësit dhe mendoj se të gjitha marrëdhëniet kanë ulje-ngritje, por është me rëndësi që të mbahen hapur linjat e komunikimit dhe të prodhohen rezultate nga ato marrëdhënie. Ndaj, jam e kënaqur që kemi mundësi ta bëjmë këtë”, tha ambasadorja.

 

Të fundit