Flash News

E-TJERA

Para në këmbim të provimeve, Gjykata Elbasan lë në detyrim paraqitje 6 pedagogët, në burg sekseri

Para në këmbim të provimeve, Gjykata Elbasan lë në

Gjykata Elbasan ka lënë të lirë 6 pedagogët e Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’, pasi ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa la në burg sekserin. 

Gjykata vendosi pezullim nga funksionet dhe ndalim të daljes së tyre jashtë vendit. Gjithashtu Gjykata vendosi që çështjen në fjalë t’ia përcjellë SPAK-ut,  tre ditë pasi u arrestuan me bujë nga policia, pasi akuzohen se kanë marrë para në këmbim të dhënies së provimeve.

Emrat e pedagogëve dhe sekserit:

Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.

Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
Gazmend Hodaj,sekser.

Të fundit