Flash News

E-TJERA

Para në këmbim të vendit të punës në shtet, Rovena Voda mbërrin në GJKKO

Para në këmbim të vendit të punës në shtet, Rovena

Ish-zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda ka mbërritur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e shoqëruar nga efektivë të policisë.

SPAK ka dhënë ndaj saj masën "arrest shtëpie", për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pritet që Voda të japë shpjegime  lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të. Arrestimi i Rovena Vodës erdhi pas hetimeve të SPAK për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi.

Nga përgjimet rezultoi se Voda i ka kërkuar Florida Beut  1 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme.

Të fundit